Aktualitet

Artan Hoxha zbulon të fshehtat: Bota e krimit po reformohet, drejtimin e bandave po e marrin të rinjtë

19 Qershor 2020, 06:28 Nga DOSJA
Artan Hoxha zbulon të fshehtat: Bota e krimit po reformohet, drejtimin e

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e djeshme për ngjarjet e fundit kriminale në vend që kanë kthyer frikën tek qytetarët. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha u shpreh se në botën e krimit po bëhet reformë.

Sipas gazetarit plumbat e kallashnikovin që derdhen mbi trupat e viktimave është Vettingu për ta që bëhet nga bandat kundështare, duke shtuar se të rinjtë po marrin drejtimin e grupeve kriminale kryesore në vend.

Jemi në një fazë që nga një anë e kemi mendjen tek reforma në drejtësi ndërsa nga ana tjetër në botën e krimit po ndodh reforma e vërtetë në drejtësi. Vetingu i tyre është kallashnikovi. Ka një vit e gjysmë që po ndodh një ndryshim rrënjësor në botën e krimit. Janë disa të rinj që po marrin drejtimin e grupeve që kanë dominuar gjatë këtyre viteve dhe kjo po ndodh nga Vlora deri në Shkodër”, u shpreh Hoxha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha krimi në vend artan hoxha krimi në vend

Sondazh

Poll