Aktualitet

“Provimi nuk kishte probleme”, drejtoresha e QSHA: 40% e maturantëve i janë përgjigjur saktë pyetjes për Turin

19 Qershor 2020, 06:20 Nga DOSJA
“Provimi nuk kishte probleme”, drejtoresha e QSHA: 40% e

TIRANË- Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, ka reaguar sërish në lidhje me provimin e Maturës Shtetërore që shkaktoi shumë debate. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” në Top Channel, Vrapi tha se provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë është hartuar nga një grup ekspertësh dhe sipas saj nuk ka pasur asnjë mangësi.

Provimi është formuluar nga një grup ekspertësh. Është një grup ekspertësh që punojnë aty që prej minimum 2006-tës. Protesta ka pasur edhe më herët. Ka pasur në 2011, ka pasur në 2007. Unë kam pyetur për rezultatin e asaj pyetjeje. 40% e maturantëve e kanë dhënë përgjigjen e saktë”, u shpreh drejtoresha e QSHA-së.

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë është zhvilluar gjatë javës së kaluar, por maturantët janë ngritur në protesta dhe janë shprehur se testi ka pasur shumë gabime. Nga ana tjetër dhe ekspertë e pedagogë të gjuhës shqipe janë kundër ministrisë, pasi thonë se testi ka keqpërdorim të gjuhës dhe herë-herë ka fjali pa kuptim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet matura shteterore 2020 protesta e maturanteve qendra e sherbimeve arsimore rezana vrapi matura shteterore 2020 protesta e maturanteve qendra e sherbimeve arsimore rezana vrapi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2020, 20:42

TIRANË– Gazetarët Artan Hoxha në emisionin “Opinion”, Hoxha tregon se Policia po kërkon një person që dyshohet se ka ndihmuar autorët.Ndërkohë gjithashtu, ...