Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Pyllin e Sodës/ 25-vjeçari ndërhyn për të mbrojtur vëllain por goditet me thikë në zemër, ndë

19 Qershor 2020, 05:24 Nga DOSJA
Sherr mes të rinjve në Pyllin e Sodës/ 25-vjeçari

VLORË- Vritet me thikë në zemër 25-vjeçari Alekandër Petanaj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë një sherri në Pyllin e Sodës në Vlorë, ku 15-vjeçari Gabriel Tartaraj goditi me thikë në zemër 26-vjeçarin.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se sherri nisi pas një konflikti që vëllai i viktimës, vetëm 18-vjeç kishte me grup të rinjsh. Gjatë sherrit viktima hyri për të mbrojtur vëllain e tij, por 15-vjeçari e qëlloi me thikë në zemër. Shokët e dërguan menjëherë në spital 25-vjeçarin, por ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. I riu  qëndroi 4 orë në sallën e operacionit, por përpjekjet e mjekëve ishin pa rezultat.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, por dyshohet se autori dhe viktima kanë pasur konflikte të mëparshme. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër petanaj gabriel tartaraj sher me thika në vlorë vritet me thikë i riu në vlorë aleksandër petanaj gabriel tartaraj sher me thika në vlorë vritet me thikë i riu në vlorë

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2020, 20:42

TIRANË– Gazetarët Artan Hoxha në emisionin “Opinion”, Hoxha tregon se Policia po kërkon një person që dyshohet se ka ndihmuar autorët.Ndërkohë gjithashtu, ...