Aktualitet

Albert Nushi si hero dhe viktimë e Rilindjes, theu urdhrin e Qatos për t’u tërhequr

2 Prill 2019, 18:09 Nga DOSJA
Albert Nushi si hero dhe viktimë e Rilindjes, theu urdhrin e Qatos për

TIRANË- Albert Nushi,  duket se është sërish në telashe. Pas shkarkimit, nga posti i Drejtorit të Policisë së Fierit dhe përfshirjes në dosjen “Babale”, Nushi nuk gjeti paqe as në Elbasan. Në përgjimet e Prokurorisë të publikuara nga depuetti I PD-së Ervi Salianji, Albert Nushi del të ketë nxitur Alizotin për dëshminë e bërë në favor të vëllait të Xhafës, madje ta ketë paguar atë disa herë. Pas kësaj ai priste ndoshta ngritje në detyrë, por ngjarjet nuk rodhën në favor të tij. Fatmir Xhafa iku, situate ndryshoi deri para 2 javësh, kur dështoi të ruante rendit gjatë vizitës së Ramës. Pa perënduar dielli i asaj dite, Kryeministri në mënyrë demontrative kërkoi shkarkimin e tij dhe vartësit nuk janë bënë dy fjalën.

Dosja.al mësoi atë kohë se Rama për Nushin kishte thënë: “Për atë që ndodhi do të merren masat. Nuk e dua më këtë drejtues ta shoh në Fier.” (Lexo këtu) Nga qyteti i Fierit, Albert Nushi zbriti një gradë më poshtë, por u ngjit në një qytet më verior me detyrën e tij. Nga drejtori i Policisë së Fierit, ai sot është nëndrejtori i Polcisë së Elbasanit.

Motivacioni i kësaj lëvizje ishte mosvendosja e rendit gjatë vizitës së Ramës, gjë që as sot si nëndrejtor nuk e përballoi dot.

Qytetarë të shumtë mbështetës së opozitës, ia prenë sërish rrugën Ramës, por këtë herë Nushi ishte vet në ballin e saj. Ai u pa teksa debatonte me qytetarët dhe në fund morën zvarrë dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. (Lexo këtu) Nga burimet e Dosja.al mësohet se drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato, i ka kërkuar Nushit të largojë forcat për të mos patur përplasje. Por, ndoshta nga frika se mos Kryeministri kërkonte dhe një herë largimin e tij, numri dy i Policisë së Elbasanit, u soll më shumë si militant sesa si efektiv.

Arsyet politike të tranferimit dhe uljet në detyrë, e kanë shtyrë oficerin e policisë të mendojë më shumë për sjelljen politike se për ligjin. Të trembur nga hakmarrja e Kryeministrit, siç ndodhi në Fier, punonjësit e policisë reaguan ashpër ndaj opozitës.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert nushi altin qato edi rama luciano boci nushi viktime dhe hero i rilindjes protesta ne cerrik albert nushi altin qato edi rama luciano boci nushi viktime dhe hero i rilindjes protesta ne cerrik

Sondazh

Poll