Aktualitet

Ishte dhuratë nga Vatikani që prej 1925-ës, vidhet këmbana e kishës në Lezhë (FOTO)

2 Prill 2019, 16:00 Nga DOSJA

LEZHË- Një këmbanë prej bronzi e kishës së fshatit Sukaxhi në Lezhë është vjedhur ditët e fundit. Sipas informacioneve këmbana ishte 370 kilogram ishte dhuratë nga Vatikani dhe ndodhej në kishën e fshatit Ungerenj.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë, ndërsa vjedhja është kryer gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar. Kisha u ndërtua në shek. e XVII. Në këtë kishë përqendrohet edhe drejtimi i klerit katolik për trevën.

Kishës së Shën Mëhillit në vitin 1925 nga Vatikani iu dhurua  kjo këmbane bronzi, me mbishkrimin “Fisit Kreshnik të Kashnjetit”, e cila ishte një relike fetare ndër më simboliket për trevën.

Në kohën kur në fshat shërbente si misionar katolik dom Prend Suli, hapi dhe shkollën e parë në zonë, në vitin 1901 në Kashnjet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kembana e kishes kisha e sukaxhi vjedhja e kembanes ne lezhe kembana e kishes kisha e sukaxhi vjedhja e kembanes ne lezhe

Sondazh

Poll