Aktualitet

“I themi birit të b*shtrës, boll më!”/ Lindita Protoduari-Ramës: Do e kesh fundin më të keq se Çaushesku!

2 Prill 2019, 17:55 Nga DOSJA
“I themi birit të b*shtrës, boll më!”/ Lindita

TIRANË- Banorët e “Astirit” vijojnë protestat e tyre kundër shembjes së banesave dhe bizneseve që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Pasditen e sotme ata janë mbledhur sërish në orën 18:00, ku i kanë bërë sërisht thirrje kryeministrit që të tërhiqet nga projekti, që ata e quajnë të korruptuar.

Më tej ata e kanë paralajmëruar atë, se nëse nuk heq dorë, do ta ketë fundin më të hidhur sesa çdo diktator në botë.

“Edi Rama do të ketë fundin më të hidhur se çdo diktator në botë. Do të tërheqim si Çausheskin. I themi këtij kryeministri, këtij diktatori, këtij këlyshi të b*ushtrës, boll mbi këtë popull që e ke katandisur deri në këtë farfeje. Ti mbushe Shqipërinë me drogë. Asnjë metër rrugë nuk bëre, por këto 2 kilometra rrugë i doje për të mbushur xhepat e tu more drogaxhi”, – u shpreh nëna e Dorian Protoduarit, Lindita.

Banorët e Astirit vijojnë protestat e tyre prej më shumë se 5 muajsh, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100%, por anulim të plotë të projektit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama lindita protoduari protesta e astirit edi rama lindita protoduari protesta e astirit

Sondazh

Poll