Aktualitet

Tentuan t’i bllokojnë rrugën Ramës, procedohet kryetari i PD në Librazhd dhe 5 të tjerë

2 Prill 2019, 15:05 Nga DOSJA
Tentuan t’i bllokojnë rrugën Ramës, procedohet kryetari i

LIBRAZHD- Kryetari i Partisë Demokratike të Librazhdit, Bujar Vreto është proceduar nga Policia ditën e sotme. Bashkë më të janë proceduar dhe 5 persona të tjerë simpatizant të Partisë Demokratike.

Të gjithë akuzohen se kanë bllokuar eskortën e Kryeministrit Edi Rama, kur ky i fundit po zhvillonte një vizitë në Librazhd.

Bujar Vreto është proceduar penalisht nga policia, pas tentativave ditën e sotme për të t’i bllokuar rrugën eskortës së kryeministrit Rama.

Më tej mësohet se personat e tjerë të proceduar janë: Arben Kurti, Roland Abazi, Xhevdet Balliu, Florant Vreto, Arjanit Leka. 

Numri një i qeverisë sot u ndal në Librazhd dhe Përrenjas ku zhvilloi takime në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Gjatë takimit Rama sulmoi opozitën dhe tha se ata nuk do mund që të fitojnë dot zgjedhjet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet eskorta e kryeministrit bujar vreto edi rama kryetari i pd librazhd bllokohet eskorta e kryeministrit bujar vreto edi rama kryetari i pd librazhd

Sondazh

Poll