Aktualitet

Fieri me kryeprokurore të re, Violeta Shkurta zëvendëson Fatmir Lushin

2 Prill 2019, 15:12 Nga DOSJA
Fieri me kryeprokurore të re, Violeta Shkurta zëvendëson Fatmir

FIER- Violeta Shkurta, do të jetë kryetarja e re e Prokurorisë së Fierit. Ajo u prezantua sot nga përfaqësues të lartë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla zëvendës kryetar dhe Tartar Bazaj, anëtar.

Prokurorja Shkurta zëvendëson në këtë post ish-prokurorin Fatmir Lushi, i cili nuk arriti të kalojë procesin e Vettingut. Shkurta ka shërbyer në Prokurorinë e Fierit që prej vitit 2003.

Paraardhësi i saj, u shkrarkua nga Vetingu pasi në raportin e dorëzuar në KPK nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, prokurori Lushi dyshohej se ka favorizuar një person nën hetim. Po ashtu në një rast subjekti dyshohet se kishte vendosur pushim të hetimeve pa kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa në një rast tjetër ai akuzohet se kishte lehtësuar të pandehurin për akuzën e plagosjes me dashje gjatë gjykimit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir lushi kryeprokuroja e fierit violeta shkurta fatmir lushi kryeprokuroja e fierit violeta shkurta

Sondazh

Poll