Aktualitet

Shqiptarja i vë flakën vetes në mes të gjykatës: Në Itali nuk ka drejtësi (Video)

2 Prill 2019, 16:04 Nga DOSJA
Shqiptarja i vë flakën vetes në mes të gjykatës:

ITALI– Një shqiptare e irrituar me drejtësinë italiane, i ka vënë flakën e vetes në ambjentet e gjykatës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Rimini të Italisë.

Sipas mediave italiane 58-vjeçarja ishte në katin e parë të ndërtesës në momentin që është acaruar për faktin që sipas saj, nuk po merrte atë që i takonte. “Këtu nuk ka drejtësi,”- mësohet të ketë thirrur ajo dhe më pas i ka vendosur flakën vetes.

Ishte ndërhyrja e shpejtë e një avokati që e shpëtoi dhe shqiptarja 58-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, u dërgua në spital. Tashmë ajo ndodhet jashtë rrezikut.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata ne itali itali shqiptarja i ve flaken vetes gjykata ne itali itali shqiptarja i ve flaken vetes

Sondazh

Poll