Denoncimi i pedagogut te Berisha: Shkova për ndihmë në polici por më dhunoi efektivi i krimeve (EMRI)
2 Prill 2019, 17:35Nga DOSJA
LUSHNJË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.
Me anë të një postimi në rrjetet Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se është pedagog në universitet dhe është dhunuar në komisariat pasi kishte shkuar për të denoncuar bllokimin e rrugës nga ku hyn në banesë.
Sipas tij, personi që e kishte dhunuar është Bledar Levonja, efektiv i krimeve në Komisariatin e Lushnjës. Po ashtu ai shprehet se pas kësaj ndaj tij është ngritur një kallëzim penal për mosbindje ndaj policisë dhe është mbajtur i shoqëruar për 10 orë.
Denoncimit të tij, qytetari i bashkëngjit edhe foto, sipas të cilit dëshmojnë dhunën e ushtruar nga policia.
Postimi i plotë:
Trajtim shtazarak qytetarit, pedagogut nga narkopolice brenda ne narkokomisaritin e Lushnjes!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital!
I nderuar z.Berisha, Jam nje qytetar nga Lushnja,pedagog ne Universitet.Diten e shtune Kam shkuar ne Komisariatin e Lushnjes per te bere kallzim pasi me ishte bllokuar rruga ne te cilen hyj ne Banesen time.Pasi Kam hyre ne ambjentet e Komisariatit jam rrahur barbarisht ,me grushta ne koke ,dhe ne pjese te tjera te trupit dhe jam terhequr zvarre per 20 Metra Brenda ambjenteve te komisariatit.Punojsi qe me rrahu u identifikua Bledar Levonja me pozicion polic krimesh.Me pas me ngrene kallzim penal per mos bindje ndaj urdhrit te policise duke me mbajtur si person te shoqeruar per 10 ore .Z.Berisha ju lutem me ndimoni ta coj drejtesine ne vend,si mund te rrihet barbarisht nje pedagog kur shkon ne komisariat per te kerkuar ndime nga policia e shteti. Jam i gatshem per cdo gje nga ana ime. Ju falenderoj
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
CËRRIK– Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në fshatin Linas në Cërrik. Qytetarët tentuan t’i bllokonin rrugën eskortës së Kryeministrit dhe për...
Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka kërkuar shkarkimin e Agron Tufës nga posti i Drejtorit të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.Kërkesa ...
ITALI– Një shqiptare e irrituar me drejtësinë italiane, i ka vënë flakën e vetes në ambjentet e gjykatës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Rimini t...
LEZHË- Një këmbanë prej bronzi e kishës së fshatit Sukaxhi në Lezhë është vjedhur ditët e fundit. Sipas informacioneve këmbana ishte 370 kilogram ishte dhu...
FIER- Violeta Shkurta, do të jetë kryetarja e re e Prokurorisë së Fierit. Ajo u prezantua sot nga përfaqësues të lartë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alf...
LIBRAZHD- Kryetari i Partisë Demokratike të Librazhdit, Bujar Vreto është proceduar nga Policia ditën e sotme. Bashkë më të janë proceduar dhe 5 persona të tjer...
SHKODËR– Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me autorët e vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër. Burime për Dosja.al theksojnë se në makinën që u pë...
Policia e Shtetit arreston 5 persona si të përfshirë në mbjelljen e kanabisit në këtë qytet. Mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike e llo...
KURBIN-Policia e Shtetit arreston 5 persona, mes tyre një femër, si të përfshirë në mbjelljen e kanabisit në këtë qytet. Mësohet se gjatë operacionit janë sekue...