Aktualitet

Posta Shqiptare lëshon dorën me tenderat, shpenzohen 5.5 milion lekë vetëm për materiale pastrimi

18 Qershor 2020, 20:54 Nga DOSJA

TIRANË -Drejtori i Postës Shqipëre, Laert Duraj, është akuzuar disa herë për dhënie tenderash me vlera të mëdha financiare. Së fundmi Posta Shqiptare ka paguar 5.5 milion lekë të vjetra për materiale pastrimi.

Ajo që bie në sy është mbyllja e procedurave për një kohë të shkurtër. Tenderi është hapur më 15 qershor 2020 dhe është mbyllur vetëm një ditë më vonë.

Fituese e tenderit është shpallur kompania “Ital-Pack-Albania” me pronar Erald Bisha dhe publikimi është bërë ditën e sotme.

Duraj edhe në të shkuarën është përfolur për abuzime me tenderat. Tri tendera të datës 23 korrik të 2019-ës për rikonstruksionin e disa filailave të Postës me vlerë të përgjithsme 75.7 milion lekë, nuk kanë pasur materiale shoqëruese.

Ndërsa më 17 dhjetor Posta Shqiptare ka shpenzuar plot 1.7 miliardë lekë të vjetra për blerjen e hapësirës virtuale për “Hybrid mail”. Fituese u shpall “Sinteza & Co”, ndërsa dy garueset e tjera ishin sa për formalitet, pasi nuk paraqitën ofertë.

Gjithashtu më 9 qershor të 2020-ës, kur vendi ndodhej nën ethet e pandemisë së COVID-19, Duraj zhvilloi një tender prej 270 milion lekësh  për “Mirëmbajtjen e sistemeve Eterna për tre vite”. Në tender mori pjesë vetëm një kompani dhe normalisht u shpall edhe fituese, duke ngritur dyshime për paracaktim të kompanisë fituese.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet laert duraj tenderi per materiale pastrimi laert duraj tenderi per materiale pastrimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2020, 20:42

TIRANË– Gazetarët Artan Hoxha në emisionin “Opinion”, Hoxha tregon se Policia po kërkon një person që dyshohet se ka ndihmuar autorët.Ndërkohë gjithashtu, ...

Aktualitet 18 Qershor 2020, 19:06

TIRANË– Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj, ka folur sërish për infektimin e tij me koronavirus. I ftuar në një lidhje direkte në emisionin ...