Aktualitet

Posta Shqiptare i jep kompanisë “Helius Systems” 270 mln Lekë në një tender me garë false

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Prokurimit Publik, shihet se tenderi ka si objekt “Mirëmbajtja e Sistemit Eterna për tre vite”, me fond limit total 27.000.000 Lekë, pa TVSH.
Featured image of article: Posta Shqiptare i jep kompanisë “Helius Systems” 270 mln Lekë në një tender me garë false Posta Shqiptare, dokumentet dhe Laert Duraj

TIRANË- Posta Shqiptare me administrator, Laert Duraj, ka zhvilluar një tender ku në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, pasi kompania tjetër ka ofruar vlerën zero lekë. Tenderi me objekt “Mirëmbajtja e Sistemit Eterna për tre vite”, për të cilin janë shpenzuar plot 270 milionë lekë të vjetra me TVSH nga taksat tona, është zhvilluar pa garë dhe fituese është shpallur kompania “Helius Systems” sh.p.k.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Prokurimit Publik, shihet se tenderi ka si objekt “Mirëmbajtja e Sistemit Eterna për tre vite”, me fond limit total 27.000.000 Lekë, pa TVSH. Sipas APP tenderi ka qenë me procedurë të hapur, por kompania e dytë që ka marrë pjesë në garë nuk ka ofruar asnjë lekë.

Dokumenti

“Operatori “Helius Systems” sh.p.k. NUIS K91607030D me vlerë të ofertës 27.000.000 (Njëzet e shtatë milion) Lekë. Operatori “Integrated Security Solutions” SH.P.K i cili nuk ka paraqitur dokumentacion ligjor dhe ofertë tekniko ekonomike”, thuhet në dokumentin e tenderit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Dokumenti

Më tej shtohet se për arsye se operatori “Integrated Security Solutions” nuk ka paraqitur dokumentacion ligjor dhe ofertë tekniko ekonomike, është përjashtuyar nga gara, duke i hapur rrugë kompanisë tjetër.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment