Aktualitet

Po peshkonte në lum, shqiptari në Itali vdes në mënyrë tragjike

18 Qershor 2020, 18:35 Nga DOSJA
Po peshkonte në lum, shqiptari në Itali vdes në mënyrë

ITALI-Një shqiptar ka humbur jetën teksa po peshkonte në ujërat e lumit Vermigliana në Osana, përpara se të kthehej në punë. Sipas mediave italiane, viktima është Bardhosh Dajko. Ky i fundit goditi me grepin e peshkimit, telat e tensionit të lartë dhe ndërroi jetë menjëherë në vend. Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme rreth orës 18:10 me orën lokale.

Forcat e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin asgjë për të kthyer në jetë 53-vjeçarin. Trupi i shqiptarit u gjet i karbonizuar në barin pranë lumit.

Dajko ishte me origjinë nga Vlora. Ai punoi në picerinë “Al Sole di Mezzana” dhe pronarët ia lanë atij administrimin e biznesit, pasi e vlerësuan për punën e tij të palodhur dhe përkushtimin.

Marrë nga Ladige.it

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardhosh dajko shqiptari humb jeten ne itali bardhosh dajko shqiptari humb jeten ne itali

Sondazh

Poll