FOTOT/ Ndihmoi dajën të merrte hakun e të vëllait, ky është Sebastian Mali, PAMJET nga koha kur 22-vjeçari pozonte në gj
TIRANË- Dosja.al ka siguruar një foto të Sebastian Malit, të riut të arrestuar paraditen e sotme pasi dyshohet si një prej autorëve të vrasjes së Hekuran Billës. I veshur me një bluzë të bardhë, në një foto që tregon qartë rininë e moshës, është bërë e njohur për herë të parë fytyra e 22-vjeçari.
Ndërkohë fotot e tjera janë shkëputur nga momente ku ai ka pozuar në klasë dhe në albumin e shkollës, në një nga gjimnazet më të njohura publike të kryeqytetit.
Sebastian Mali, 22 vjeç, banues në Tiranë, është nipi i Prel Markut që është vrarë nga Billa në vitin 2006 në Angli. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Viktor Markun për të marrë hakun e dajës, megjithatë ende vendimi për fajësinë e tij nuk është marrë.
Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori.
Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.
(k.m.f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Po peshkonte në lum, shqiptari në Itali vdes në mënyrë tragjike
ITALI-Një shqiptar ka humbur jetën teksa po peshkonte në ujërat e lumit Vermigliana në Osana, përpara se të kthehej në punë. Sipas mediave italiane, viktima ësh...
Dënohet sërish Aleksandër Luca, akuzohet për përdhunimin e vajzës me aftësi të kufizuara, dënimit përjetë i shtohen e
GREQI- I riu shqiptar Aleksandër Luca dhe një 23-vjeçar në ishullin grek të Rodosit janë dënuar për përdhunimin e një vajze me aftësi të kufizuara.Mediat...
Njoftimi i rëndësishëm për udhëtarët, ja fluturimet e konfirmuara për ditën e nesërme nga Rinasi
TIRANË -Tirana International Airport ka publikuar të gjitha fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e nesërme.Fluturimet e konfirmuara ⠀ ✈Air Alba...
Rëndohet bilanci në vend! Dy pacientë me COVID-19 ndërrojnë jetë tek Infektivi, totali shkon në 41 viktima
TIRANË– Shkon në 41 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se së fundmi kanë ndërrua...
‘Për gruan e Azem Hajdarit e vështirë të stisen prova’/ Ngjela i ‘ftohtë’ pas shkarkimit të Fatmir
Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela. Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit s...
Ultimatumi për Drejtoritë Vendore të Policisë, zbardhet urdhëri: Afat deri më 30 qershor për të justifikuar nivelin e ul
TIRANË -Në drejtim të komisariateve në të gjithë vendin është nisur një shkresë me firmën e zv. Drejtoreshës së Policsë së Shtetit, Aida Veizaj. Sipas doku...
Shkelje në të tre kriteret, KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit Alltun Çela
TIRANË -Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e kreut të Gjykatës së Sarand...
(EMRI-FOTO) Kapet me një fermë kanabisi/ Arrestohet 25-vjeçari në Angli, ja se si arriti policia në gjurmët e shqiptarit
ANGLI– Shqiptari Flavio Picaku është arrestuar në Angli dhe kryesisht në zonën Cardiff pasi në shtëpinë e tij është gjetur një fermë kanabisi që kapte vlerën e...
Përplasja e makinave në Tiranë, 20-vjeçari përfundon në spital
TIRANW-Dy mjete u përplasën ditën e sotme në zonën e Bathores në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, mbeti i plagosur 20-vjeçari me iniciale Xh.K. Ky i fundi...