Aktualitet

300 mijë euro “Gucci” brenda kamionit/ Bllokohet ‘malli’ kontrabandë që vinte nga Turqia, si u mashtrua pika kufitare

18 Qershor 2020, 19:27 Nga DOSJA
300 mijë euro “Gucci” brenda kamionit/ Bllokohet

TIRANË– Një sasi mallrash kontrabandë, që vinin nga Turqia dhe kapnin vlerën e 300 mijë euroësh është kapur në Tiranë. Mësohet se rrobat firmato falso vinin nga Turqia me kamionin e  kompanisë “Emi Trans”, e cila ka pronar shqiptar.

Rroba me firma të falsifkuara, ku të preferuarat ishin markat “Gucci” dhe “Dsquared” ishin porositur nga disa tregtarë në Tiranë.

Kamioni me mallra ka kaluar pa u vënë rë dhe pas asnjë shqetësim në pikën kufitare të Kapshticës, por nuk i ka “shpëtuar” skuadrës së anti-kontrabandës në Tiranë.

Edhe pse firma turke pretendonte se kishte deklaruar mallrat me vlerë 30 mijë euro, kishin mashtruar me shifrat pasi materialet vlenin 10 fish më shumë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mallra kontrabande mallra kontrabande

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2020, 19:06

TIRANË– Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj, ka folur sërish për infektimin e tij me koronavirus. I ftuar në një lidhje direkte në emisionin ...