Aktualitet

18 Qershor 2020, 19:06 Nga DOSJA

TIRANË– Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj, ka folur sërish për infektimin e tij me koronavirus. I ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Open”, Binaj tha se kishte filluar që të dyshonte pasi kishte kaluar një temperaturë të lehtë. 

Më tej, ai shtoi se lajmin për infektimin e tij e kishte marrë mëngjesin e sotëm dhe kishte lajmëruar edhe personat me të cilët kishin pasur kontakte. 

PJESË NGA INTERVISTA:

PYETJE: Si je?

Florian Binaj: Jam shumë mirë, s’kam asnjë simptomë. Jam asimpomatik. Thjesht duhet të bëj dënimin për krimin e pakryer.

PYETJE: Si e kuptove?

Florian Binaj: Bëra tamponin e famshëm. Unë s’kuptova asgjë. Kisha temperaturë javën që shkoi, se kisha ftohtë në plazh. U shqetësova dhe bëra tamponin. Prisja përgjigje me qetësinë me të madhe. Sot e mora përgjigjen në 7 të mëngjesit. U shqetësova se nuk e prisja, por jam i qetë se nuk kam simptoma.

PYETJE: Po familja si është?

Florian Binaj: Familja është shumë mirë. Fillimisht e ka bërë babai, dhe pastaj do ta bëjë gjithë familja. Kam thënë edhe emrat e kolegëve të punës. Kanë dalë negativë. Të shohim tani. Se ne në punë ruajmë distancën.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian binaj koronavirusi ne shqiperi florian binaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll