Politike

Kasetat e gatshme të partive, Rama, Kryemadhi e Veliaj duhet të bëjnë atë që bëri Basha

2 Prill 2019, 14:24 Nga DOSJA
Kasetat e gatshme të partive, Rama, Kryemadhi e Veliaj duhet të

TIRANË- Një takim i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me gazetarë dhe drejtues të mediave solli një ndryshim në raportin e tij me reporterët. Pas premtimit të dhënë në mënyrë publike para syve të gazetarëve dhe dritës së kuqe të kamerave, se do të hiqte dorë nga kasetat e gatshme, Basha duket se ndryshoi raportin e tij me mediat.

Dita e parë e provës për Bashën ishte e hëna, pasi ai zhvilloi disa takime publike në Shkodër e në Malësinë e Madhe. Në këto takime me qytetarë të ndryshëm nga kamera nuk shihej vetëm mikrofoni pa logo i PD-së, por dhe mikrofonat e televizioneve të tjera. (Lexo këtu) Kjo pasi Basha të premten u premtoi gazetarëve se PD do të heq kasetat e gatshme dhe do të lejojë mediat që të marrin pjesë në takimet e tij publike.

Por edhe pse Basha u kthye në modelin e duhur të raportit të tij me mediat, duket se kolegët e tij në qeveri e opozitë nuk duan të ndryshojnë. Sot Edi Rama u shfaq në ekranet të gjithë televizoneve, por sërish ishte me regji qendrore dhe pa mediat në takim.

Po ashtu dhe kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vazhdon ende që lajmet t’i nxjerr me kaseta të gatshme nga zyra e tij e shtypit. Të njëjtën gjë bën dhe LSI dhe Monika Kryemadhi, pasi në shumë takime transmetimi është me regji qendrore dhe mediat nuk janë të pranishme.

Tashmë të gjithë aktorët kryesorë të politikës shqiptare që kanë përqafuar modelin e kasetave të gatshme, duhet që të ndryshojnë dhe të bëjnë atë që bëri Basha dje. Politikanët tani duhet që të heqin dorë nga kasesat e gatshme, model që e kanë shpikur vet. Basha nga dje bëri hapin i pari për të ndryshuar raportin me gazetarët, dhe Rama, Veliaj e Krymadhi nuk kanë pse të vazhdojnë më me kronika të gatshme.

Por nga ana tjetër dhe mediat kanë barrën e tyre të përgjejgësisë, pasi ato tani duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë me kasetat e gatshme që u serviren nga zyrat e shtypit. A duhet ato t’i transmetojnë këto kaseta, apo duhet që kërkesën e tyre për Bashën ta përsërisin dhe për aktorët e tjerë të politikës?

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj kasetat e gatshme lajmet e zyrave te shtypit lulzim basha monika kryemadhi edi rama erion veliaj kasetat e gatshme lajmet e zyrave te shtypit lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll