Politike

Kryenegociatori Mazi: Do jem avokati i shtetit tim, me Metën do takohem shumë shpejt

18 Qershor 2020, 11:19 Nga DOSJA
Kryenegociatori Mazi: Do jem avokati i shtetit tim, me Metën do takohem

TIRANË- Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Zef Mazi, ka folur sot për punën e tij për shtyrjen e vendit drejt unionit. Në një konferencë për mediat, Mazi tha se do të funksionojë si avokati më i mirë i Shqipërisë dhe do të ketë raporte shumë të mira me BE.

“Rrugë e gjatë me sfida, ndoshta do të kemi edhe pengesa, por motoja duhet të jetë “jo kjo gjë nuk bëhet“, por të gjejmë rrugë për ta zgjidhur. Prandaj ka shumë rëndësi ekipi. Ata që e nisin me vrap që në fillim, nuk e përfundojnë maratonën. Detyra ime është që të sqaroj pa asnjë shmangie dhe pa ulur ritmi duke diskutuar me të gjithë aktorët politikë, se ka nevojë për mbështetje nga të gjitha palët”, tha Mazi.

Më tej ai u pyet dhe për një takim me Presidentin Ilir Meta, duke shtuar se është gati që të takohet. “Unë kam 24 orë që jam në zyrë dhe nuk kam pasur kohë ta takoj, por do ta takoj këto dy tre ditë. Do jetë një nga takimet e para të miat”, u shpreh më tej kryenegociatori.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme kryenegociatorin e Shqipërinë në Bashkimin Europian, Zef Mazi. Ai është shprehur se për hapjen e negocitave nuk kan 15 kushte, por me mijëra. Rama theksoi se qeveria nuk “i lan duart” për çështjen e negociatave me krijimin e grupit negociator.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be kryenegociatori për negociatat me be-në zef mazi integrimi i shqiperise ne be kryenegociatori për negociatat me be-në zef mazi

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 10:36

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Kryenegociatorin për Zhvillimim e Negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas Ramës kryenegociatori ës...