Politike

Negociatat, eurokomisioneri Varhelyi: KE rekomandon këtë javë draftet për Shqipërinë dhe MV-në, plotësoni reformat

18 Qershor 2020, 10:59 Nga DOSJA
Negociatat, eurokomisioneri Varhelyi: KE rekomandon këtë javë

TIRANË– Komisioneri për zgjerimin i Bashkimi Europian Olivér Varhelyi gjatë një séance të sesionit të parlamentit Europian ka deklaruar se se javën që vjen Komisioni Europian do t’i rekomandojë Këshillit të Bashkimit Europian draftet për kornizën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Bashkë me to, sipas Varhelyi, do të jenë edhe përditësimet mbi progresin e bërë nga të dy vendet. Më tej, gjatë deklaratës, Varhelyi bëri thirrje për më shumë punë nga dy vendet ballkanike.

“Pres me padurim miratimin e draftit dhe organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Zgjerimi është i bazuar në meritë. Vendet ballkanike nevojitet të plotësojnë reformat. Më shumë punë nevojitet si në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu nevojitet më shumë punë në respektimin e lirive themelore. Komisioni Europian do të analizojë progresin e bërë në paketën vjetore që do të prezantohet në vjeshtë. Gjithashtu në vjeshtë do të dalim me një plan ekonomik dhe investimesh për Ballkanin Perëndimor për të mbështetur rajonin ekonomikisht në planin afatgjatë dhe për ta afruar rajonin me BE-në,”- deklaroi Varhelyi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olivér várhelyi olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 10:36

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Kryenegociatorin për Zhvillimim e Negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas Ramës kryenegociatori ës...