Politike

Rama i sinqertë: Kam respekt për ju që jeni në Kuvend, nuk u larguan laureatët e Harvardit dhe erdhën ca hamej…

18 Qershor 2020, 10:05 Nga DOSJA
Rama i sinqertë: Kam respekt për ju që jeni në Kuvend, nuk u

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se deputetët e opozitës që janë në Kuvend janë njësoj me ata që dogjën mandatet. Gjatë fjalës së tij në foltore, Rama tha se deputeti Halit Valteri i nxjerr mallin e kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa tha se ata deputetë që u larguan nuk ishin “laureatët e Harvardit”. Kryeministri foli edhe për votën e emigrantëve dhe tha se nuk është mashtrim dhe të gjithë ata që thonë se ishte mashtrim nuk kuptojnë se procesi kërkon kohë.

“Dhe iu them atyre dhe kanakarëve të tyre që dalin në tv dhe thonë që parlamenti është i Ramës dhe Ballës se kam më shumë respekt për ju këtu se për ata që janë jashtë. Le të thonë ça të duan ata, natyrisht këtu ka lloj-lloj tipash, por mua nuk më duket sikur janë larguar laureatët e Harvardit dhe janë shtuar ca hamej. Plus që kemi ca si Valteri që na heq mallin e Lulit se luan të njëjtin gramafon. Për ta mbyllur dua të them që vota e diasporës, më vjen keq që ata që bëjnë lajme dhe diskutime kanë arritur në pikën që flasin për mashtrime, do kohën e vetë, por nuk është e harruar.”,-tha Rama.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 18 qershor 2020 edi rama seance plenare 18 qershor 2020

Sondazh

Poll