Politike

Shkarkimi i të ëmës, përlotet Rudina Hajdari: I besoj ende Reformës në Drejtësi, nuk rri këtu për interesat e familjes

18 Qershor 2020, 09:26 Nga DOSJA
Shkarkimi i të ëmës, përlotet Rudina Hajdari: I besoj ende

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për shkarkimin e të ëmës, Fatmira Hajdarit, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në një deklaratë nga foltorja e Kuvendit, Hajdari tha se edhe pse iu shkarkua e ëma, ajo sërish beson tek Reforma në Drejtësi dhe do vijojë me këtë bindje.

Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time. Shumë njerëz më janë hedhur në fyt si ujqër dhe thonë që unë rri në Kuvend për time më. Unë besoj tek Reforma në Drejtësi, kur e them për time më  unë e them për të gjithë dhe nuk rri këtu për interesat e familjes sime”, tha Rudina Hajdari.

Hajdari u pa e përlotur teksa e nisi fjalimin në Kuvend me shkarkimin e të ëmës, Fatmira Hajdari, e cila sot largohet nga sistemi i drejtësisë ku ka punuar për vite me radhë si gjyqtare.

Komisioni i Pavarur i Kualifikuar ka shkarkuar sot nga detyra Fatmira Hajdarin, me arsyetimin se nuk kishte të justifikuar të gjithë pasurinë. Sipas vendimit të KPK, Hajdari kishte probleme me disa prona të saj, por nuk kishte deklaruar aq që i ishte revokuar viza amerikane.

(A.B;F.G/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmira hajdari rudina hajdari seance plenare 18 qershor 2020 shkarkohet fatmira hajdari fatmira hajdari rudina hajdari seance plenare 18 qershor 2020 shkarkohet fatmira hajdari

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 09:24

TIRANË- Pasi mori në mbrojtje ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me kriminalitetin që sipas qeverisë sa shkon dhe ulet, kryeministri Edi Rama v...