Politike

“Me presione dhe shantazhe”, Rama rrëfen prapaskenat e Reformës Zgjedhore: U fut tek rekomandimet e BE me dhunë, Basha qu

18 Qershor 2020, 09:50 Nga DOSJA
“Me presione dhe shantazhe”, Rama rrëfen prapaskenat e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama shpjegoi pse reforma Zgjedhore u fut tek lista me 15 rekomandime që Brukseli i dha Shqipërisë për të plotësuar. Rama tha se kjo lidhet me presionin, dhunën dhe shantazhin që sipas tij, opozita ka bërë tek ndërkombëtarët. Ai shtoi se kryedemokrati Lulzim Basha ka hyrë me emaile në një kanal me qarje dhe qurravitje në këto zyra, ku më pas u vendos të rekomandohej edhe Reforma Zgjedhore.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Së dyti, pse hyri Reforma Zgjedhore tek rekomandimet për të hyrë në BE. Asnjë vendi para nesh s’i ka thënë Brukseli bëj reformën zgjedhore. Hyri si rezultat i një presioni, me dhunë e me shantazhe që çuan në humbje me sukses Lulzim Bashën, por krijuan kanalin e qarjeve dhe qurravitjeve në zyra e në adresa ndërkombëtare. Atje ku unë bashkohem me ju është pjesa ku s’kam si të kem një mendim ndryshe. Bënë gjullurdi, ngritën ballonë në ajër dhe erdhën na thanë; Jemi mirë siç ishim. Se paska pasur fajin administrimi se ka qenë OK. Në kohën e humbur kemi lenë dy pika të rëndësishme, e para, vota e emigrantëve dhe e dyta identifikimi biometrik. Mediat kanë arkiva, t’i hapin kur thoja, Lulzim mos rri rrugëve se nuk i pengon dot zgjedhjet, eja që zgjedhjet t’i përdorim për projektin pilot për teknologjinë siç rekomandon çdo mendje e arsyeshme edhe ODIHR-i vetë, për zgjedhjet e ardhshme kombëtare. Po asokohe qe ideja, tek sheshi tek sheshi do ndahet përsheshi, siç thoshte i gjori Gëthe Spiri, o i gjori këmbëtuar, bam me këmbë e bam me duar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren edi rama lulzim basha seance plenare 18 qershor 2020 arrihet marreveshja per zgjedhoren edi rama lulzim basha seance plenare 18 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 09:24

TIRANË- Pasi mori në mbrojtje ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me kriminalitetin që sipas qeverisë sa shkon dhe ulet, kryeministri Edi Rama v...