Politike

REFORMA ZGJEDHORE/ Rama e thotë troç: PS nuk është fondacioni POPULLI, kemi interesat tona politike!

18 Qershor 2020, 09:49 Nga DOSJA
REFORMA ZGJEDHORE/ Rama e thotë troç: PS nuk është

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste në hartimin e Kodit të Ri Zgjedhor ka interesat e saj politike si çdo parti politike, dhe si subjekti më i madh politik, këto interea përputhen edhe me ato të shumicës të shqiptarëve. Rama i bëri me dije opozitës jashtë-parlamentare se koha për propozime ka përfunduar. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Edi Rama: Sot do të ishim duke bërë biseda të tjera dhe jo këtë bisedë që po bëjmë sot. Ka diçka në politikë që nuk kapërcëhet dhe është koha, ju kohën e kapërcyet, dhe u mjaftuat këtu me rënien e daulles këtu, “Lista të hapura, lista të hapura”, dhe duke mos u marrë me diçka që s’merret njeri tjetër. PS nuk është fondacioni POPULLI, e mbani mend fondacionin populli? PS ka interesat e saj politike dhe si partia më e madhe në vend, edhe interesat e saj përputhen me ato kombëtare. Kjo temë është në zhvillim e sipër, por mua më vjen keq se e shoh në sjelljen publike të atyre që janë jashtë se kujtojnë se mund ta kalojnë lumin duke hipur në kal, duke kërkuar gjëra me kushte e pa kushte e duke na sharë e na akuzuar. Kjo është një nga shprehjet e kulturës politike, ku flamurtarët janë ata, ndaj iu drejtova më herët trashgimtarit Zotit Valteri. Mua ajo që më shqetëson që ju vazhdoni e kërkoni tek ne, atë që duhet të kërkoni tek vetja.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren edi rama arrihet marreveshja per zgjedhoren edi rama

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 09:24

TIRANË- Pasi mori në mbrojtje ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me kriminalitetin që sipas qeverisë sa shkon dhe ulet, kryeministri Edi Rama v...