Politike

Rama ultimatum opozitës PD-LSI: BOLL, BOLL, mos na tundoni… me PS nuk ka kërcënime! Mos na ngacmoni shumë, boll!

18 Qershor 2020, 10:04 Nga DOSJA
Rama ultimatum opozitës PD-LSI: BOLL, BOLL, mos na tundoni… me PS

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se marrëveshja për Reformën Zgjedhore është në fije të perit. Rama tha se PS nuk është notere e çdo teke që ka maxhoranca dhe shtoi se edhe vetë PS ka probleme me elektoratin që nuk kupton dhe nuk pranon arsyet e refuzimit të depolitizimit të zgjedhjeve. Kryeministri Edi Rama tha se marrëveshja është në fije të perit për t’u zhbërë.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Boll, boll, boll. Ti ndalojnë fyerjet dhe sharjet. Ne s’jemi noterë të çdo teke që të vendosim në çdo kohë. Dhe ti ndalojnë ata qe nxjerrin me fyerje dhe sulme. Të mos na ngacmojnë shumë, se ca e kemi të vështirë me bazën tonë, me elektoratin tonë që nuk kupton pse akoma Komisionet Zgjedhore nuk u depolitizuan. Boll jemi tërhequr për opozitën jashtë-parlamentare. Mos na tundoni, se Partia Socialiste me kërcënime vetëm nuk bëhet. Mos na tundoni, ejani ta gjejmë zgjidhjen në shqip.

Ajo që i them sot edhe një herë Lulzim Bashës dhe Peço Vasilit, është mos vazhdoni të dilni dhe të shani, mos vazhdoni të shantazhoni, mos nxirrni lloj lloj të papunësh të kësaj foltoreje që për të të siguruar rrugën punonin si sharës profesioniste në këtë foltore për të sulmuar PS, mos na tundoni se për atë Zot, ajo marrëveshje është një marrëveshje që ka krijuar kushte pozitive në raport me klimën dhe partnerët, por për mua ajo nuk është reformë, por kthim i madh mbrapa i vetëdijshëm qe e kemi bërë ne, në funksion të faktit që Shqipëria të mos bëhet parë muhabet kafenesh lart e poshtë nëpër Europë. Por një fije peri e ndan realizimin deri në fund të saj, nga grisja e saj dhe këtë fije peri ta ruajë mirë Basha e Peco Vasili e të gjithë ata se nuk ua kemi për borxh të na sulmojnë, shpifin e akuzojnë cdo ditë, ndërkohë që dua, s’dua unë është fakt që shumica e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë atë marrëveshje dhe nuk i  duan listat e mbyllura.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 18 qershor 2020 edi rama seance plenare 18 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 09:24

TIRANË- Pasi mori në mbrojtje ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me kriminalitetin që sipas qeverisë sa shkon dhe ulet, kryeministri Edi Rama v...