Politike

Rudina Hajdari-Ramës: Nuk ka votë pa lista të hapura, gabohesh që na cilëson kartona! PD-ja ka hallin e tenderave

18 Qershor 2020, 09:36 Nga DOSJA
Rudina Hajdari-Ramës: Nuk ka votë pa lista të hapura, gabohesh

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari iu përgjigj kryeministrit Edi Rama në lidhje me votën e saj për Reformën Zgjedhore. Përmes fjalës së saj që mbajti në foltoren e Parlamentit, Hajdari tha se nuk do të ketë votë nëse nuk ka lista të hapura. Ajo shtoi më tej se listat e hapura nuk i do Rudina apo Myslymi por e gjithë Shqipëria. 

Më tej, Hajdari shtoi se Rama dhe Basha kanë një kontratë, të cilën Opozita nuk ka ndërmend ta respektojë dhe se PD-së i interesojnë vetëm tenderat dhe se bëri luftë me molotov vetëm për të arritur tenderin e identifikimit biometrik.

Si ka mundësi që kjo opozita jashtë parlamentare i dogji mandatet, kur numërimi dhe votimi në zgjedhje ishte mirë…Pse i dogjën mandatet këta? I nxorrën njerëzit në rrugë për dy vite me radhë, ndërkohe që nuk ndryshuan asgjë në atë komision të Reformës Zgjedhore?  E kuptoj Edi Ramën që thotë nuk e dua ndryshimin e sistemit. Si ka mundësi që kjo opozitë do të rrijë ashtu siç është, nuk do t’i hapë listat?

Opozita bëri revolucion, me flakë dhe molotov për çfarë për tenderin e identifikimit biometrik. Më vjen keq që në atë tryezë u arrit vetëm ky tender, ata donin që të fusnin në Kodin Zgjedhor se kush do ishte kompania, shoku apo miku i kujt që do fitonte atë tender. Më vjen keq që u ula në atë tryezë për këtë gjë, por u ula për të përfaqësuar qytetarët në këtë tryezë. E mora përsipër edhe pse më hodhën baltë dhe më thanë shumë gjëra edhe njërëz të besuar që më rrinin pranë. U ndjenë të zhgënjyer, por unë prapë e ngjita atë shkallë, e vura interesin e shqiptarëve përpara interesave të mia. Por tani, çfarë do të bësh ti me atë shkallë? Listat e hapura nuk i do vetëm Rudina apo Myslymi, por e gjithë Shqipëria, 50 firma ulërasin për lista të hapura. Çfarë përfaqësojmë ne si Kuvend nëse nuk u përgjigjemi këtyre njerëzve. Kjo është detyra jonë, t’u japim njerëzve atë që kërkojnë, listat e haoura….dhe të mos bëhemi njësoj si Opozitari jashtë këtij parlamenti,…keni marrë njerëzit tuaj dhe jeni bërë sulltanë. PD-ja e ka hallin vetëm tek tenderat. Ne mund t’i hapim listat dhe të mos e respektojmë kontratën tënde me Lulzim Bashën. Gabohesh qe na cilëson kartonë. Atë reformë nuk do ta firmosim pa lista të hapura. Koha ka ardhur dhe e vjetra e e reja do të përballen me njëra-tjetrën. Ka ardhur koha të fitojë e drejta, pa interesa dhe militante. Prandaj Edi Rama, nëse do jë përgjigje sot, përgjigjia është kjo: Nuk ka votë pa dëgjuar vullnetin e shqiptarëve. Ky vend ka nevojë për ndryshim,” tha Hajdari.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari seance plenare 18 qershor 2020 rudina hajdari seance plenare 18 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 09:24

TIRANË- Pasi mori në mbrojtje ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me kriminalitetin që sipas qeverisë sa shkon dhe ulet, kryeministri Edi Rama v...