Politike

Rama flet për herë të parë për koalicionet: Mos më bëni të flas, ka një deputet që s’ka votuar as për veten! Hyri m

18 Qershor 2020, 10:06 Nga DOSJA
Rama flet për herë të parë për koalicionet: Mos më

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvend për herë të parë për heqjen e koalicioneve, një kërkesë kjo e opozitës parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Rama tha se shembulli më kuptim-plotë i koalicioneve është rasti i një deputeti që siç tha ai, nuk ka votuar as për veten e tij.

Listat nuk janë tabu dhe për koalicionet mos më bëni të flas. Do t’i kërkoj ndjesë Murrizit se do t’i vjedh një shprehje, por është produkti më domethënës pse koalicionet nuk janë një unitet demokratik. Është një deputet që s’ka votuar për veten e tij, i pari dhe i fundit në historinë e Kuvendit. Ka ardhur si deputet i PD, ka bërë fushatë për mua për PS dhe midis dy kohërave ka kapur një vend si drejtor.”,-tha Rama, e më tej replikoi me deputetin Kujtim Gjuzi i cili mendoi se iu referua atij.

“Gjuz një gjë, jam i hapur për referendum por monarki nuk bëhet se fiton ti dhe bëhesh mbret.”,-tha Rama. 

Kryeministri nuk e zbuloi emrin, por deputeti i vetëm në Kuvend që ka qenë pjesë e Partisë Demokratike, më pas ka bërë fushatë në vitin 2017 për Partinë Socialiste dhe më pas është emëruar drejtor është Lefter Maliqi.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama myslym murrizi seance plenare 18 qershor 2020 edi rama myslym murrizi seance plenare 18 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 09:24

TIRANË- Pasi mori në mbrojtje ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me kriminalitetin që sipas qeverisë sa shkon dhe ulet, kryeministri Edi Rama v...