Politike

VIDEO/ Basha në Balduksh, fermerët i ankohen: S’kemi marrë asnjë ndihmë, dalim me humbje

18 Qershor 2020, 09:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Basha në Balduksh, fermerët i ankohen: S’kemi marrë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka shkuar sot në Baldushk ku është takuar me fermerët e zonës. Në një video në Facebook, Basha ka thënë se fermerët nuk janë ndihmuar nga qeveria dhe po lihen në mëshirë të fatit. Në Balduksh, Basha ka takaur dhe Kasemin, që është një fermer në zonë, i cili u ankua se nuk fitojnë nga bujqësia por dalin me humbje.

Basha: Në vend që ta ndihmojnë fermerët, por qeveria i këput me taksa sikur janë biznese luksi dhe prodhimet tona të mos jenë konkurruese. Fermerët tanë i hedhin prodhimet e tyre dhe u kthehen në një mallkim se zhyten në borxhet. Por më mirë le të flasë zoti Kasem të tregojë të gjitha problemet e tij

Fermeri: Unë kam tër jetën që punoj në fermë. Mbjedh domate, kastraveca, sallat. Kam dhe bagëti, por nuk ka asnjë lloj fitimi. Nuk kemi asnjë garanci me farat me plehun që blejmë. Kjo punë ka shumë shpenzime dhe ne dalim me minus në fund, u goditëm shumë nga pandemia.

Basha: Keni marrë ndonjë mbështetje?

Fermeri: Asnjë mbështetje nuk kemi marrë, dali me humbje.

Basha: Sa lekë e shisni qumështin?

Fermeri: Një mijë lekë një bidon një litër e gjysmë, le të vijë një ekonomist të bëjë llogarinsë se fitoj apo humbas me qumështin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon fermeret lulzim basha basha takon fermeret lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 09:24

TIRANË- Pasi mori në mbrojtje ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me kriminalitetin që sipas qeverisë sa shkon dhe ulet, kryeministri Edi Rama v...