Politike

Çelja e negociatave, KE: Në maj rekomandojmë pozitivisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

2 Prill 2019, 13:34 Nga DOSJA
Çelja e negociatave, KE: Në maj rekomandojmë pozitivisht

BRUKSEL– Komisioni Europian do të rekomadojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin maj.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn, gjatë punimeve të Komisionit për Punët e Jashtme.

Hahn u shpreh se do ta rekomandonte pozitivisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi kishin ndërmarrë hapa pozitive.

Ajo që shihni ju është dinamikat e zonës. Ju drejtohem kolegëve të vendeve anëtare. Duhet t’i shohim gjërat me largpamësi. Bashkimi Europian duhet të fokusohet në perspektivën afatgjatë të vendeve kandidate. Në Komision, në fund të majit do të prezantojmë progresraportet për vendet e rajonit. Ne do të përfshijmë edhe Turqinë. Pres në bazë që atyre do të rekomandojmë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që të fillojnë hapjen e negociatave. Më duket mua se ky vendim është shumë me vend. Në Maqedoni çështja e emrit u zgjidh shumë mirë. Duhet vendim unanim për të gjithë. Unë jam i bindur se nëse ata i përmbushin kriteret e tyre edhe ne gjithashtu duhet të përmbushim pjesën tonë të “marrëveshjes”. Duhet të reagojmë pozitivisht. Disa vende shqetësohen se mendojnë se anëtarët do të shtohen brenda natës. Por marrim rastin e Kroaçisë, p.sh. atyre iu desh 8 vite që të integroheshin.

Edhe pse çelja e negociateve nuk do të thotë anëtarsim në BE, sërish është një hap shumë i rëndësishëm për vendin tonë. Në rastin e çeljes së negociatave Shqipëria duhet të tregojë se ka luftuar kundër korrupsionit, reforma në drejtësi ka përparuar, në vend garantohet demokracia, shteti i të drejtës etj. Gjithçka varet nga ecuria e reformave dhe përmbushja e kritereve të anëtarësimit.

Po çfarë ndodh pas rekomandimit pozitiv?

Edhe pse rekomandimi mund të jetë pozitiv mjafton vota kundër e vetëm një vendi anëtar që negociatat të mos hapen. Vendimi duhet të jetë unimanim nga gjithë vendet e Këshillit të Bashkimit Evropian.  Negociatat zhvillohen midis ministrave dhe ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe vendit kandidat në atë që quhet konferencë ndërqeveritare. Një tjetër benefit nga çelja e negociatave është edhe  mundësia për të marrë më shumë fonde.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike celja e negociateve dialogu kosove-serbi johannes hahn ke shqiperia celja e negociateve dialogu kosove-serbi johannes hahn ke shqiperia

Sondazh

Poll