Politike

Zgjedhjet në Turqi, Ngjela: Fituan pro perëndimorët, tek ne kanë mbetur brekushet e Ramës

2 Prill 2019, 14:18 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Turqi, Ngjela: Fituan pro perëndimorët, tek ne

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela ka komentuar rezultatin e votimit në Turqi, rezultat që solli shumë surpriza për Presidentin Rexhep Taip Erdogan, pasi humbi disa nga qytetet kryesore të vendit.

Në një postim në Facebook, Ngjela shkruan se osmanizimi primitiv i Erdogan ka marrë një goditje fatale nga fryma pro perendimore. Avokati e lidh rezultatin e këtyre zgjedhjeve me situatën në Shqipëri dhe shton këtu kanë mbetur vetëm brekushet e Ramës.

Ra shumë keq osmanizmi primitiv i Erdoganit në Turqi. Ky i humbi dje të tre qytetet e mëdha në zgjedhjet për pushtetin vendor në Turqi. Turqit e iluminuar të Ataturkut, perëndimorët e Ankarasë, Stambollit, Izmirit dhe qyteteve të tjerë të Turqisë moderne e zhytën osmanin e fundit primitiv të injorancës, në llumin e pimitivizmit dhe të brekusheve. Tani ne këtu në Shqipëri na kanë mbetur brekushet e Edi Ramës. Por në të njëjtin llum do të zhyten edhe ato bashkë me të zotin”, shkruan Ngjela.

Të dielën në Turqi u mbajtën zgjedhjet lokale në Turqi dhe në përfundim të numërimit rezultatët në qytetet e mëdha flisnin kundër Erdoganit. Në Ankara dhe në Stamboll, më një rezultat të kënaqshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike brekushet e rames edi rama raxhep taip erdogan spartak ngjela zgjedhjet ne turqi brekushet e rames edi rama raxhep taip erdogan spartak ngjela zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll