Politike

18 Qershor 2020, 09:24 Nga DOSJA

TIRANË- Pasi mori në mbrojtje ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me kriminalitetin që sipas qeverisë sa shkon dhe ulet, kryeministri Edi Rama vendosi të këshillonte deputetin Halit Valteri, që sipas tij duhet të ndryshojë rrugë politike dhe të mos ndjekë të njëjtën linjë me Partinë Demokratike. Ai tha se Valteri është një “ëngjëll i djallëzuar”, ndërsa veten e cilësoi as ëngjëll, e as djall.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

I sheh gjithë këto gra dhe gjithë këto nëna kur thua kriminela, kriminela? S’ka dy palë shqiptarë zoti Valteri, një palë ëngjëj e një palë djaj. Unë s’jam ëngjëll, jo e jo, as ti, por edhe ndonjë djall i madh nuk je. Je një ëngjëll djallëzor që shfaqesh si politikan që s’ke lidhje me të vjetrën, do kesh sukses besoj. Ta uroj me gjithë shpirt suksesin, por nëse do të jesh i ri në politikë, mos fol si ata që të kanë sjellë këtu, se është mëkati më i madh që është bërë në këtë parlament për 30 vite. S’ka qeveri që s’bën gabime dhe s’merr vendime që rezultojnë të gabuara, por parlament që të jetë një klub që pa pasur raki përpara i bëjnë të dehurit të duken esëll nuk ka në botë, është i vetmi ky këtu. Nëse duam të flasim për integrim duhet të zgjidhim këtë për së pari. Edhe unë që po flas, nuk po e heq veten këtu. Si i thonë asaj shprehjes: Po të flesh me komshiun patjetër që i merr edhe zakonet. Por, ajo që vlen të theksohet…Alban, pak qeros dhe pak me maskë, e di si dukesh? Nuk e di kush ta ka gjetur atë maskë njëherë?! Gjersa bëjmë batuta miqësore duhet të kuptojmë se jemi shqiptarë me të metat tona, me papërmbajtshmërinë tonë kur mendojmë se kemi të drejtë, por në fund të ditës jemi mjaftueshmërisht të rritur për të zgjidhur vetë punët tona e jo nëpër ambasada.

(F.g./Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama halit valteri seance plenare 18 qershor 2020 edi rama halit valteri seance plenare 18 qershor 2020

Sondazh

Poll