Aktualitet

Preket nga COVID-19 polici i burgut të Shënkollit, dyshohet se është infektuar nga djali i tij

18 Qershor 2020, 09:59 Nga DOSJA
Preket nga COVID-19 polici i burgut të Shënkollit, dyshohet se

LEZHË- Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 66 raste të reja me COVID-19, ku 5 prej tyre ishin në Lezhë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se së fundmi është infektuar edhe një polic i burgut të Shënkollit.  Dyshohet se polici është infektuar nga djali tij. Ky u fundit u kthye pak kohë më parë nga Italia.

 

Ndërkohë, COVID-19 po përhapet gjerësisht në të gjitha qytetet. Sot, harta është zgjeruar me 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan. Numri i viktimave ka shkuar në 39, pasi ka humbur jetën një 67-vjeçar nga Shkodra. Sakaq në shërbimin Infektiv janë 55 pacientë të shtruar, 2 prej tyre të intubuar.  Po kështu janë shëruar 1086 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll