Aktualitet

Operacioni anti-drogë në Itali/ Itinerari nga Brazili, Shqipëri për në Bari, mes 18 të arrestuarëve edhe shqiptarë

18 Qershor 2020, 08:36 Nga DOSJA
Operacioni anti-drogë në Itali/ Itinerari nga Brazili, Shqipëri

ITALI– Policia italiane ka finalizuar një  operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, nga ku janë vënë nën pranga 18 persona, përfshirë këtu edhe shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë identifikuar akoma.

Mediat italiane bëjnë me dije se  operacioni kundër trafikut të drogës  është zhvilluar në zonën e Firences, Itali.

Ndër të tjera policia ka njoftuar se karteli trafikonte drogë nga Brazili, e  më pas nga Brazili sillej tranzit në Shqipëri për t’u importuar në shtetin italian, por në këtë ngjarje policia ka treguar se janë të dyshuar  rreth 479 persona.

Firmat që trafikonin drogë merreshin kryesisht me import-eksport mermeri, ndërsa nga Brazili trafikoheshin sasi të konsiderueshme të kokainës. Nga Shqipëria trafikohej gjithashtu sasi e madhe marijuane dhe hashashi, lëndë e cila mbërrinte në Itali përmes portit të Barit.

Arrestimet vijnë pas një kohe të gjatë hetimesh të  mega-operacionit “Scott Rebirth” i cili çoi në arrestimin e subjekteve që besohet se i përkasin karteleve të ndryshme,  që kanë lidhje me “Ndragheta” që operojnë në provincën e Vibo Valentia, Itali.

 Burimi: LaRepubblica

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 18 te arrestuar ne itali brazil ndragheta operacioni antidroge ne itali scott rebirth shqiptaret 18 te arrestuar ne itali brazil ndragheta operacioni antidroge ne itali scott rebirth shqiptaret

Sondazh

Poll