Aktualitet

Ekzekutimi i Hekuran Billës, Polica arreston nipin e Prel Markut. Momenti kur efektivët e shtrinë në tokë

18 Qershor 2020, 08:40 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Hekuran Billës, Polica arreston nipin e Prel Markut. Momenti

TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar operacionin për zbardhjen e ekzekutimit të Hekuran Billës. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në pranga ka rënë Sebastian Mali, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili është nipi i Prel  Markut që është vrarë nga Billa në vitin 2006 në Angli. 

Më tej bëhet me dije se arrestimit i këtij shtetasi u bë pasi, dyshohet se ai ka bashkëpunuar me të dyshuarin kryesor për vrasjen e Billës, Viktor Marku. Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje

NJOTIMI I PLOTË

Vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e shtetasit H. B. Më parë është shpallur në kërkim dhe një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit S. M., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B. Shtetasi S. M. është nipi i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B. Menjëherë, pasi ndodhi kjo ngjarje është bërë edhe shpallja në kërkim e shtetasit V. M., si një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje. Ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet për ndalimin e shtetasit S. M. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe ”Armëmbajtja pa leje”.

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori. Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali viktor marku ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali viktor marku

Sondazh

Poll