Aktualitet

Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, Apeli: 19 vite burg për autorin 12 për secilin nga bashkëpunëtorët

18 Qershor 2020, 09:05 Nga DOSJA
Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, Apeli: 19 vite burg për

TIRANË– Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Penale të Tiranës, në lidhje me dënimin e dhënë për të autorin Dejvi Bitraj, që e qëlloi me thikë të riun dhe tre bashkëpunëtorët e tjerë Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla.

Vendimi u mor gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme. 

Dejvi Bitraj, personi që e qëlloi Mihalin e ndjerë me thikë, pas sherrit për një karikues telefoni do të vuajë tashmë 19 vite burg, ndërsa tre të tjerët, e akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasje do të qëndrojnë të mbyllur në qeli me nga 12 vjet secili. 

Gjykata Penale e Tiranës dha vendimin më 11 prill të vitit 2019 për 4 personat e akuzuar për vrasjen e Marvi Mihalit. Pas vendimit të dhënë, prindërit e Marvi mihalit, i cili u vra brutalisht u shprehën të revoltuar se djalit të tyre i lëviz pllaka e varrit nga kjo padrejtësi, dhe shtuan se dënimi i dhënë nuk është i drejtë, pasi ishte ndryshuar edhe akuza, nga vrasje me paramendim, në vrasje me dashje. 

Familjarët e Marvit kërkuan dënimin me nga 35 vite burg për secilin, ndërsa vendimin e gjykatës e konsideruan të padrejtë, duke shtuar se do e kërkonin drejtësinë deri në fund.

Marvi Mihali u vra në datë 31 korrik 2017. Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek stadiumi Dinamo.

Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin. Sapo ka mbërritur Mihali, Haxhiu ka goditur me grusht një prej të dyshuarve. Marvi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe aty është goditur me thikë nga Devi Bitraj, duke mbetur i vdekur në vend.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet apeli jep vendimin per ceshtjen e mihalit marvi mihali vrasja per nje karikues apeli jep vendimin per ceshtjen e mihalit marvi mihali vrasja per nje karikues

Sondazh

Poll