Politike

“Kanë qenë 2 vrasës, njëri me kapele”/ Halit Valteri i kërkon “llogari” Lleshajt për vrasjen e Andi Malokut, minis

18 Qershor 2020, 09:21 Nga DOSJA
“Kanë qenë 2 vrasës, njëri me kapele”/ Halit

TIRANË: Në seancën e sotme të Kuvendit ka pasur debate mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe depuetit të opozitës së re, Halit Valterit. Deputeti Halit Valteri i kërkoi “llogari” ministrit të Brendshëm për situatën e krimit në vend. Por, Lleshaj nënvizoi se ka një ulje galopante të krimit. Ndërsa, deputeti debatin e fokusoi tek atentati i prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit u shpreh se babai i Andi Malokut, kërkon drejtësi. Ai tregoi më tej detaje për atentatin, ku u shpreh se në makinë kanë qenë 2 vrasës dhe se ka sekuestruar kamerat e bizneseve.  Lleshaj iu përgjigj se këto prova duhet t’i dorëzojë në Prokurori.

Replikat në Kuvend:

Halit Valteri:  Lidhja me krimin është e vetmja përgjigje që japim. Krimi frikëson, por nuk ju mjafton as Roshi dhe as bandat e Damian nga veriu në jug. Po le të futemi në temë. Ju kujtoj atentatit që iu bë prokurorit Arjan Ndoja, dhe unë këtu jam për lotët e atij babait që erdhi me takoi e kërkon nga ju zbardhjen e vrasjes. A keni pasur informacione ju për këtë ngjarje, që do të kishte një përplasje mes bandave në Durrës. Se policia punon me informacione. 

Sandër Leshaj: Ju flisni për rritje galopante të krimit. Për rritje galopante të krimit. Por dua tu them se të gjitha këto që thoni janë hamendësime dhe mund t’u them që janë të pavërteta galopand. Por për ti përgjigjur parafolësit që ishte patetik dhe patriotik. Situata që paraqisni ju nuk ekziston. Ju thoni që ka rritje galopante të krimit në Shqipëri, jo o re zotëri jo, e keni gabim. Ka ulje galopante të krimit në Shqipëri, doni apo nuk doni ju. Ju nuk keni shifra, po u referoheni mediave në vend. Nëse do u referoheni disa mediave ju duhet të vinit me antitank në Kuvend, ose mos të vinit fare se mund të vriteshit. Ju duhet të keni kujdes me referimet e mediave, pasi sot kushdo ka një media, pasi të gjithë kanë akses në Kuvend.  Media në Shqipëri ka dhe krimi. Krimi në vend zotëron media që punojnë për të dhe prandaj u them të keni kujdes. Shqipëria nuk është aq e errët sa vizatohet. 

Halit Valteri: Folët për kohën e qeverisë së kaluar, por harruat që në atë qeveri ju keni qenë në një drejtori dhe nuk e di se ju kishit lidhur fijet dhe ishin në pushtet dhe në atë kohë. Folët për drogën në Lazarat, jam shumë dakord që kishte drogë, por më shumë ka pasur në zonën nga ju vini. Folët për OFL-në, por nuk keni sekuestruar pasuritë e paraardhësit tuaj që duhet ti dërgoni formularin. Duhet të sekuestroni pasuritë e ish-deputetëve që erdhën në Kuvend me votat e popullit dhe ikën me pranga. A keni dërguar policët që të sekuestorjnë kamerat e sigurisë, unë e kam bërë. Kam shkuar në vendin e ngjarjes dhe kam sekuestruar kamerat që shihen autorët e krimin, njëri është me kapele e tjetri është pa kapele. 

Sandër Lleshaj: Nuk flas për ngjarje konkrete, provat që publikove të ftoj t’i dërgosh në prokurori.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valerti sander lleshaj seance plenare 18 qershor 2020 video e vrasesve te malokut halit valerti sander lleshaj seance plenare 18 qershor 2020 video e vrasesve te malokut

Sondazh

Poll