Politike

Rama: Policia e Shtetit është sot institucioni më i besuar, shikoni shifrat e 3-4 viteve të fundit të operacionit!

18 Qershor 2020, 09:15 Nga DOSJA
Rama: Policia e Shtetit është sot institucioni më i besuar,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se policia e Shtetit vazhdon të jetë institucioni më i besuar në vend. Gjatë interpelancës që opozita  e re kishte thirrur me ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj në Kuvend, Rama tha se policia ka bërë punën më së miri. Një thumb e pati edhe për ish-ministrin Saimir Tahiri, ku indirekt tha se zbardhja e ngjarjeve përgjatë 3-4 viteve të fundit është rekord, duke zeruar punën e mëparshme të ish-ministrit.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Këtu është bërë nami për të bërë baltë policinë dhe për çudi, populli kur pyetet se cili është institucioni që besoni më shumë, thotë Policia e Shtetit. Dhe këtë nuk e them unë, por e thonë anketimet dhe raportet e Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër, PSH nuk bën lajm nuk parandalon vrasje, lajmin e bën vrasja, por faktikisht, jozbulueshmëria thjesht kush e bëri, por kapja e autorëve të krimeve as nuk krahasohet. Sot, ikja në drejtim e vrasësit dhe humbja e gjurmëve nuk është më e mundur. Këto janë fakte nuk janë opinione. Merrini shikoni shifrat e operacioneve të policisë të  tri katër viteve të fundit, se edhe si krimet që janë kryer 2 vite më parë, jo vetëm që janë zbardhur dhe zbuluar autorët por edhe janë kapur. Grabitja në Rinas do të bënte lajm, por ju e dini që autorët janë prapa hekurave z.Valteri. A janë kapur njerëzit po lekët ku janë? Ju e keni hallin tek lekët, por po ju them po të shihni raportin e progresit edhe në aspektin e luftës kundër korrupsionit edhe në raportin e tenderave, nuk mund të them unë që janë në çdo hap për t’u krenuar por kanë një ndryshim.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama saimir tahiri sander lleshaj seance plenare 18 qershor 2020 edi rama saimir tahiri sander lleshaj seance plenare 18 qershor 2020

Sondazh

Poll