Bota

Adhuronte Hitlerin! Del nga burgu ortaku i  Escobar, ekstradohet për në Gjermani… ja kush do ta ndihmojë

17 Qershor 2020, 19:27 Nga DOSJA
Adhuronte Hitlerin! Del nga burgu ortaku i  Escobar, ekstradohet për

GJERMANI– Carlos Lehder Rivas me origjinë kolumbiane ishte një nga ‘kapot’ e drogës i cili ndihmoi  në krijimin e kartelit  famëkeq Madallin së bashku me Pablo Escobar është ekstraduar në Gjermani pasi bëri edhe 30 vite burg.

Ai kishte ndihmuar në kontrabandën e kokainës në vitet  1970 dhe 1980, nga Kolumbia në SHBA.

70-vjeçari, i cili ka nënshtetësi kolumbiane dhe gjermane, ishte dënuar nga një Gjykatë amerikane me 134 vite burg në vitin 1987, por më vonë bashkëpunoi me autoritetet dhe kaloi në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.

Prestigjozja gjermane  “Der Spiegel” shkruan se Lehder, i cili nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Hitlerin, do të jetojë i ndihmuar nga një grup bamirësie në Gjermani.

I lindur në Armenia të Kolumbisë, nga një baba gjerman dhe një nënë kolumbiane në vitin 1949, Lehder kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në shtetin amerikano-jugor, para se të shkonte në Nju Jork në moshën 15-vjeçare kur prindërit e tij u ndanë.

Ndërkohë mediat kolumbiane kanë shkruar se gjatë kohës që ai sihte  në SHBA  u përfshi në botën e krimit, i dënuar për herë të parë në vitin 1973 për vjedhje makinash. Në burg ai kishte lidhur miqësi me trafikantin e drogës George Jung, të dy nisën rrjetin e trafikut të kokainës në SHBA.

Pasi u arratis për në Kolumbi, Lehder u bë pjesë e Kartelit të Medelinit dhe operacioneve të Pablo Escobar. Në vitin 1987 bosi i drogës e spiunoi tek autoritetet kolumbiane dhe ai u arrestua, për t’u ekstraduar më pas në SHBA.

Mediat kanë njoftuar se Lehder është sëmurë dhe udhëtimi i tij në Gjermani mendohet të jetë i fundit në jetën e tij.

Burimi: DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota carlos lehder rivas carlos lehder rivas

Sondazh

Poll