Bota

S’ka mbaruar shkollë për arkitekturë! Publikohet biografia e Melania Trump, dalin në pah detaje tronditëse. Vihen në

17 Qershor 2020, 18:38 Nga DOSJA
S’ka mbaruar shkollë për arkitekturë! Publikohet biografia

AMERIKE-Libri “The Art of Deal”: “The Story Untold of Melania Trump” shkruar nga Mary Jordan flet për të kaluarën e zonjës së parë të Amerikës.
Për të bërë këtë biografi , gazetarja kreu njëqind intervista dhe mori në pyetje deri ish-shokët e klasës në Slloveni, të Melanisë.

Pas zbulimeve për netët kur ishin të ndarë, luftës midis njerkës dhe bijës së Trumpit, Ivanka, pas bujës për rinegocimin e kontratësmartesore, para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë, tani po njihemi me sekrete të reja rreth Zonjës së Parë.

Sipas Mary Jordan, Melania e ka krijuar prej kohësh mitin e saj: “Ajo ngjan shumë me burrin e saj … madje shumë më tepër se sa duket”. Ne liber shkruhet se Melania nuk është ndalur së përsërituri para gazetarëve moshën e saj por edhe të pretendojë se ‘ajo kurrë nuk kishte kryer operacione plastike”.

Melania gjithashtu pretendon se është diplomuar për arkitekturë në Universitetin e Ljubljanës. Pas verifikimeve nga autorja, duket se Zonja e Parë Amerikane nuk është diplomuar në këtë universitet, ndonëse ajo ka deklaruar të kundërtën nën betim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota histori melania trump te verteta histori melania trump te verteta

Sondazh

Poll