Bota

Zbulohet vatra e re e infeksionit në Gjermani/ 657 punonjës në një thertore mishi rezultojnë pozitiv me Covid-19

17 Qershor 2020, 18:46 Nga DOSJA
Zbulohet vatra e re e infeksionit në Gjermani/ 657 punonjës në

GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë deklaruar se kanë zbuluar një vatër të re të infektuar me koronavirus. Ata bëjnë me dije se bëhet fjalë për një thertore të mishit që ndodhet në rajonin e Vesfalisë ku punojnë 6 mijë punonjës.

Zyrtarët e shtetit kanë njoftuar se nga testimet që janë bërë kanë rezultuar pozitiv 657 persona. Ndërkohë ka korrur sukses iniciativa e aplikacionit Corona Warn, që mundëson identifikimin e rasteve, që sipas shoqërisë që e ka projektuar është shkarkuar rreth 6.5 milionë herë në Gjermani.

Ditën e sotme kancelarja gjermane tha se ne vend mund të kthehet vala e dytë e koronavirusit.

Kujtojmë që deri tani në Gjermani janë regjistuar 188,474 raste të infektuar me koronavirus, nga të cilët kanë vdekur 8,844 persona.

Burimi:medicalxpress.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll