Bota

Tragjike! Humbin jetën dy vëllezërit nga Kosova, trupat e tyre dërgohen për autopsi

17 Qershor 2020, 16:26 Nga DOSJA
Tragjike! Humbin jetën dy vëllezërit nga Kosova, trupat e tyre

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë ku dy persona nga Vushtria kanë humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti i cili ka thënë se vëllezërit ishin rreth moshës 60-vjeçare, ndërkohë dyshimet e para për humbjen e jetës së tyre është përdorimi i tepërt i alkolit. Mësohet se trupat e pajetë janë dërguar në IML për autopsinë.

 “Mund të ju konfirmoj se kanë vdekur dy persona. Njëri prej tyre është gjetur i vdekur në shtëpi, ndërkaq tjetri ka vdekur në spital. Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Zaiti.

Po ashtu ai ka thënë se policia po merret me hetimet  e vdekjeve.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vdesin dy vellezerit ne kosove vdesin dy vellezerit ne kosove

Sondazh

Poll