Bota

Nis përdorimi i aplikacionit ‘Imun’ në Itali, identifikohen dy rastet e para… ja se si do të funksionojë

17 Qershor 2020, 19:05 Nga DOSJA
Nis përdorimi i aplikacionit ‘Imun’ në Itali,

ITALI– Në Itali ka nisur përdorimi i aplikacionit ‘Immuni’ i cili do të përdoret për të identifikuar personat që janë të prekur me koronavirus.

Mediat italiane kanë njoftuar se aplikacioni i cili shkarkohet  në të gjithë telefonat celularë  duhet të përdoret nga persona mbi moshën 14 vjeç, pasi do të regjistrohet rajoni e provinca ku jetojnë.

Deri më tani ky aplikacion është shkarkuar nga 2 milionë qytetarë italianë  dhe që falë tij  pak orë më parë rajoni Marche sinjalozoi dy persona të cilët janë vënë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Alikacioni është analizuar nga Enti i Garantit Publik të Privacy, i cili ka kërkuar modifikimin e disa instrumenteve të tij për të garantuar privatësinë e çdo qytetari që e shkarkon. Aplikacioni përmban dhe një ditar shëndeti ku përdoruesi regjistron çdo ditë gjëndjen e tij shëndetësore e që përditësohet në aplikacion në rast se shfaqen simptoma të ngjashme me virusin.

Burimi:repubblica.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota iitali iitali

Sondazh

Poll