Bota

“Spiunia flokëkuqe” që i raportonte Moskës çdo informacion të SHBA/ Historia e partneres së Putin me të cilin ka një

17 Qershor 2020, 17:59 Nga DOSJA
“Spiunia flokëkuqe” që i raportonte Moskës çdo

RUSI– “Spiunia flokëkuqe” Anna Chapman njihet si një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të presidentit rus, Vladimir Putin me te cilin perflitet se ka nje djale.
Në vitin 2005 ajo u njoh në një pub me britanikun Alex Chapman per tu martuar pas disa kohesh.
Gjithçka po shkonte mirë, deri kur sjellja e saj, sipas ish-bashkëshortit ndryshoi krejt papritur në vitin 2005. Alex Chapmann tha për mediat britanike pas zbulimit të skandalit, se personaliteti i Annës ndryshoi menjëherë pas nisjes së takimeve “misterioze me disa miq nga Rusia”.

Sipas Alex, pas atij momenti, ajo nisi të kërkojë me ngulm transferimin në SHBA. Pasi Alex refuzoi, martesa e tyre mori fund në vitin 2005. Pak muaj më vonë, Anna Chapman u zhvendos në Nju Jork, duke banuar në një apartament luksoz në Manhatan.

Në realitet, ajo ishte një spiune ruse, që i raportonte Moskës çdo të mërkurë. Dhe i gjithë aktiviteti i saj në dukje, ishte një mbulim për aktivitetin e spiunazhit, që ajo e kryente bashkë me 9 agjentë të tjerë.

Ajo kishte arritur të depërtonte deri tek njerëzit e rrethit të ngushtë të presidentit të kohës Barak Obama. Në vitin 2012, shefi i kundër-zbulimit në FBI, Frank Figliuzzi pohoi se Chapman gati komprometoi një anëtar të lartë të kabinetit të presidentit Obama.
Në vitin 2010, ajo u dëbua në Rusi si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, më i madhi i këtij lloji që nga viti 1986. Dhjetët agjentë rusë u rikthyen në Rusi nëpërmjet një avioni të marrë me qira që u ul Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës në Austri, ku ndodhi edhe shkëmbimi në mëngjesin e 8 korrikut 2010.

E shpallur si gruaja e vitit në Rusi në vitin 2010, ajo deklaroi: “Nuk do të konfirmoj kurrë nëse kam punuar apo jo për inteligjencën ruse. Ajo që mund të them, është se, jemi në prag të fillimit të një epoke të artë për Rusinë. Dashuria për atdheun është e detyrueshme, në mënyrë që të gjithë të ndërtojmë një vend ku të gjithë do të realizojmë ëndrrat tona!”.

Në shtator 2015, revista ruse online “Starhit” njoftoi se Chapman lindi fëmijën e saj të parë, një djalë. Identiteti i babait të fëmijës nuk u zbulua por thuhet se ai është vetë presidenti rus, Vladimir Putin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anna chapman putin anna chapman putin

Sondazh

Poll