Bota

‘E bleu’ dhe u martua me një vajzë 12-vjeçare/ Protestuesit në Itali spërkatin me bojë statujën e gazetarit i

17 Qershor 2020, 16:46 Nga DOSJA
‘E bleu’ dhe u martua me një vajzë 12-vjeçare/

ITALI– Një statujë e gazetarit të famshëm italian Indro Montanelli në Milano është ngjyrosur me të  kuqe dhe  në të janë shkruar fjalët “racist” dhe “përdhunues”,  nga protestuesit, pasi ai ishte martuar me një vajzë  12-vjeçare gjatë luftës së Italisë në Eritrea në 1935-1936, Po ashtu ata kanë bërë një peticion për të hequr statujën nga parku në qendër të qytetit.

Gjatë një interviste të vitit 1969 me gazetaren dhe aktivisten italiane Elvira Banotti, Montanelli tha se ishte i martuar me fëmijën sepse “e bleu” atë, që sipas tij ishte pjesë e traditës së rajonit dhe e zakonshme në mesin e ushtarëve të Eritrean.

Kur Banotti e pyeti Montanellin sepse ai e kishte përdhunuar vajzën, të quajtur Desta, gazetari nuk iu përgjigj pyetjes drejtpërdrejtë, por mbrojti veten duke thënë se ai ishte i martuar dhe se çështja e përdhunimit nuk ishte e drejtë. Gazetari ndërroi jetë në vitin  2001.

Ndërkohë Prokurori Alberto Nobili, në Milano, tha për mediat e  huaja  se ka hapur një hetim mbi sulmin mbi statujë. Dënimi për një krim të tillë shkon nga një gjobë prej 103 deri në 1.000 € (115 – $ 1,125 $) ose rreth një vit burg.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota indro montanelli indro montanelli

Sondazh

Poll