Bota

PAMJE HORROR! Nuk ka të ndalur masakra në tregun e Yulinit në Kinë, fotot bëhen virale, qentë sërish vriten mizorisht dhe

17 Qershor 2020, 17:35 Nga DOSJA
PAMJE HORROR! Nuk ka të ndalur masakra në tregun e Yulinit në

KINË– Tregtarët kinezë duket se nuk pyesin për ligje. Edhe pas miratimit të vendimit se në vend do të ndalohej konsumi i qenëve dhe maceve, sërish gjendja nuk ka ndryshuar në të ashtuquajtur festivalin e Yulinit.

Mediat e huaja kanë shpërndarë një video ku duket qartë se si shitej mishi i qenve, të cilët fillimisht vriteshin dhe më pas gatuheshin për t’u konsumuar. 

Kanë qenë autoritetet mbrojtëse të kafshëve, ata të cilët kanë filmuar rastin duke u shprehur se kanë mundur që të shpëtojnë gjallë vetëm 10 qenushë. Pamjet horror kanë bërë xhiron e botës.

Festivali i mishit të qenve në Yulin, mbahet çdo vit gjtaë solsticit të verës, dhe zë vendin e parë si më i diskutuari në botë. Gjatë ditëve të festivalit, mijëra qen vriten mizorisht, u hiqet lëkura dhe më pas gatuhen për t’u ngrenë nga vendasit. 

Edhe pse organizatat që mbrojnë të drejatat e kafshëve kanë ngritur shumë herë zërin për masakrën që bëhet në festival, sërish duket se edhe këtë vit asgjë nuk ka ndryshuar. 

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine kine

Sondazh

Poll