Politike

Marrëveshje e fshehtë? Lefter Koka akuza palëve në Këshillin Politik: Duan ta lënë gjendjen në vend siç është

17 Qershor 2020, 19:21 Nga DOSJA
Marrëveshje e fshehtë? Lefter Koka akuza palëve në

TIRANË -Deputeti i LSI, Lefter Koka ka komentuar dakordësitë e arritura në Këshillin Politik. Nga studio e “Real Story”, Koka u shpreh se rezultati i KP ishte qesharak. Sipas tij, mes palëve ka një marrëveshje për ta lënë Shqipërinë ashtu siç është. Koka ka thënë gjithashtu se, nga KQZ dhe financimet e jashtme, Shqipërisë nuk i ka ardhur e keqja.

Është e drejtë e çdo shqiptari të përzgjedhë të preferuarin e tyre. Ajo që kërkohet sot janë listat e hapura. Unë se kuptoj sesi forcat e vogla e kanë kontestuar. U takuan për këtë komitet politik, rezultati është qesharak. Të gëzohesh për një akord që të ta lëmë gjendjen sic është në vend. Kur i ka ardhur Shqipërisë e keqja nga KQZ, financimet e jashtme, si mund të ulet dhe ngrihet ky prag. Në esencë komiteti nuk bëri asgjë, aq më qesharake tani për të përzgjedhur numrin në KQZ. Këta drejtues poltik duhet të dakordësohen dhe të vendosin, si e bënë në 2008 mund ta bëjnë edhe sot“, tha Koka.

(g.sh./dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik lefter koka keshilli politik lefter koka

Sondazh

Poll