Politike

Ministeriali i NATO-s, zhvillohet online, merr pjesë dhe Olta Xhaçka: Aleanca rol vendimtar në mbrojtjen e rendit global

17 Qershor 2020, 15:50 Nga DOSJA
Ministeriali i NATO-s, zhvillohet online, merr pjesë dhe Olta

TIRANË- Ditën e  sotme është mbajtur online takimi i parë i ministerialit të Mbrojtjes të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili ishte parashikuar të zhvillohej në Tiranë, por u anulua  për shkak të koronavirusit

Në takim ka marrë pjesë edhe  ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ka vlerësuar rolin e NATO-s, si një rol  vendimtar në mbrojtjen e rendit global.

“NATO dhe përpjekjet e kombinuara të vendeve tona sjellin ndryshim të madh në jetën e popujve. Propozoj fokus të veçantë të axhendës së NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në kufirin jugor të Aleancës. NATO e bashkuar dhe solidare është përgjigja më e mirë ndaj çdo rivali gjeopolitik të Aleancës”, tha Olta Xhaçka.

Takimi online do të zhvillohet edhe ditën e nesërme.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olta xhacka olta xhacka

Sondazh

Poll