Politike

Klosi: Korruspioni është brenda shtetit, krimi i organizuar përpiqet të gjejë mbështetje në politikë

17 Qershor 2020, 19:04 Nga DOSJA
Klosi: Korruspioni është brenda shtetit, krimi i organizuar

TIRANË– SHISH publikoi raportin e tij më 15 qershor për situatën e kriminalitetit në vend dhe faktorëve kërcënues të sigurisë kombëtare. ndër të tjera ky institucion evidenton fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare, sidomos në trafikun e drogërave.

Në një intervistë për Ora News, ish-kreu i këtij institucioni Fatos Klosi, duke iu referuar këtij raporti tha se korruspsioni është brenda shtetit, ndërsa krimi i organizuar përpiqet që të gjejë mbështetje në politikë.

 

Fatos Klosi: ”Korrupsioni është një fenomen tjetër. Është i lidhur me shtetin. Ndërkohë që krimi i organizuar nuk është i lidhur me shtetin domosdoshmërisht. Krimi i organizuar, sigurisht unë e besoj këtë gjë, përpiqet të gjejë miq në politikë, përpiqet të gjejë mbështetje në politikë, ofron pjesë të fitimit të vet në politikë në mënyrë që të gjejë mbështetje. Ndërsa korruspioni është brenda shtetit, është brenda administratës shtetërore. Ai quhet korruspion. Nuk mund të korruptohet një biznesmen privat. Një biznes i cili bëhet në mënyrë të padrejtë është një krim i pastër, korruspion do quaja atë që bëhet në shtet.”

Marrë nga OraNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos klosi raporti i shish fatos klosi raporti i shish

Sondazh

Poll