Politike

“Nisma Thurje” tryezë për Reformën Zgjedhore/ Hajdari: Do ta fitojmë betejën për ndryshimin e sistemit

17 Qershor 2020, 11:19 Nga DOSJA
“Nisma Thurje” tryezë për Reformën Zgjedhore/

Tiranë- Ditën e sotme është zhvilluar tryeza për Reformën Zgjedhore, mbledhje e organizuar nga “Nisma Thurje”.  E pranishme në këtë mbledhje ishte edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila tha se ndryshimi i sistemit dhe listat e hapura janë shumë të rëndësishme. Ai tha se do ta fitojë “betejën” për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Pse Rudina do ndryshimin e sistemit, thonë shumë persona? Si mund të ndryshojë sistemi, pa qenë në sistem. Unë jam kërkuar mbështetjen e organizatava, shoqërisë civile, unë jam këtu duke bërë debat. Këtu është një tryezë, ku ekspertët janë mbledhur për të na dhënë mendimet e tyre. Duke marrë këtë mbështetje nga unë sot, unë mendoj që mazhoranca do të shikojë që ndryshimi dhe hapja e sistemit kanë një mbështetje popullore. Kështu që nuk është një debat personal. Unë dua ta përfundoj këtë fjalë, do të vazhdoj të flas për këtë betejë, deri në zgjedhjet e ardhshme ne do ta fitojmë këtë betejë. “, u shpreh Rudina Hajdari.

Ndërkohë kanë ngecur bisedimet për Reformën Zgjedhore. Opozita ka propozuar një mënyrë të re për të zgjedhur anëtarët e KQZ-së, ndërsa maxhoranca pretendon se është e ngjashme me formulën e tanishme. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik, Rudina Hajdari u largua e para se ajo të përfundonte, me pretendimin se nuk po diskutoheshin gjëra të rëndësishme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik

Sondazh

Poll