Politike

SHBA tjetër ndihmë për Shqipërinë, dhuron 346 mijë USD për të luftuar koronavirusin

17 Qershor 2020, 11:34 Nga DOSJA
SHBA tjetër ndihmë për Shqipërinë, dhuron 346 mijë

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar sot se Shqipërisë i është njoftuar një tjetër ndihmë për përballimin e luftës kundër COVID-19.

Në një postim në mediat sociale, ambasada shkruan se qeveria e SHBA ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 dollarësh për Shqipërinë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 dollarësh për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë. Këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për luftën kundër pandemisë COVID-19 në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Edhe më herët SHBA ka ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës së COVID. Ambasada ka bërë me dije se ndihma do të vijojë deri në përfundimin e pandemisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada e shba masat kunder covid 19 ndihma per shqiperine ambasada e shba masat kunder covid 19 ndihma per shqiperine

Sondazh

Poll