Politike

Gjobat e emigrantëve që u bllokuan jashtë, ministrja Denaj: Ja ku duhet të aplikoni, është alokuar fondi

17 Qershor 2020, 12:40 Nga DOSJA
Gjobat e emigrantëve që u bllokuan jashtë, ministrja Denaj: Ja ku

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka reaguar sërish sot për vendimin e qeverisë për të rimburësuar të gjithë ata qëtetarë që u bllokuan jashtë vendit nga pandemia e COVID-19.

Në një video-mesazh, Denaj tha se të gjithë personat që kanë marrë gjobë për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit jashtë vendit, në periudhën 10 mars – 1 qershor 2020 do të rimbursohen. Më tej ministrja bëri me dije se çdo qytetar mund të aplikojë nëpërmjet Postës Shqiptare dhe do të përfitojë vlerën e gjobës.

Është alokuar një fond nga buxheti i shtetit për të rimbushura vlerën e penaliteteve që qytetarët kanë marrë si rezultat tejkalimit të afateve të qëndrimit jashtë vendit, në periudhën 10 Mars – 1 Qershor 2020. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, çdo qytetar është i lutur të aplikojë pranë administratës tatimore nëpërmjet Postës Shqiptare, me një dokumentacion që vërteton marrjen dhe pagesën e penalitetit dhe numrin e llogarisë bankare ku do të ndodhë rimbursimi. Rimbursimi do të ndodhë i plotë dhe në vleftën e lekut. Jeni të lutur që prej ditës së sotme të bëni këtë aplikim dhe brenda qershorit do të bëhet rimbursimi i plotë, në rast mungese rimbursimi, ju lutem na shkruani”, tha Denaj.

Vendimi i qeverisë u bë publik një ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të gjithë qytetarët do të rimburësohen dhe askush nuk duhet të shqetësohet për gjobën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj rimburesimi i emigranteve shqiptaret e bllokuar jashte anila denaj rimburesimi i emigranteve shqiptaret e bllokuar jashte

Sondazh

Poll